| Chapter 31 |
1
| Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė: "Merrua hakun bijve tė Izraelit kundėr Madianitėve; |
2
| pas kėsaj do tė bashkohesh me popullin tėnd". |
3
| Atėherė Moisiu i foli popullit, duke thėnė; "Disa njerėz ndėr ju tė armatosen pėr luftė dhe tė marshojnė kundėr Madianit pėr tė kryer hakmarrjen e Zotit mbi Madianin. |
4
| Do tė dėrgoni nė luftė njė mijė burra nga ēdo fis, nga tė gjitha fiset e Izraelit". |
5
| Kėshtu u rekrutuan ndėr divizionet e Izraelit njė mijė burra nga ēdo fis, domethėnė dymbėdhjetė mijė burra, tė armatosur pėr luftė. |
6
| Pastaj Moisiu i nisi pėr luftė, njėmijė njerėz nga ēdo fis, sė bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, qė kishte nė dorė veglat e shenjta dhe boritė e alarmit. |
7
| Dhe luftuan kundėr Madianit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun, dhe vranė tėrė meshkujt. |
8
| Bashkė me viktimat qė ata bėnė, ata vranė edhe mbretėrit e Madianit: Evin, Rekemin, Tsurin, Hurin dhe Reban, pesė mbretėrit e Madianit; vranė gjithashtu me shpatė Balaamin, birin e Beorit. |
9
| Bijtė e Izraelit zunė robinja edhe tė gjitha gratė e Madianit dhe fėmijėt e tyre, rrėmbyen tėrė bagėtinė e tyre, tėrė kopetė e tyre dhe tėrė pasuritė e tyre; |
10
| pastaj u vunė zjarrin tė gjitha qyteteve ku ata banonin dhe tė gjitha kalave tė tyre, |
11
| dhe morėn gjithė plaēkėn e luftės dhe tėrė prenė, njerėz dhe kafshė: |
12
| pastaj i ēuan tė burgosurit, prenė dhe plaēkėn e luftės Moisiut, priftit Eleazar dhe asamblesė sė bijve tė Izraelit, qė ishin vendosur nė fushat e Moabit, pranė Jordanit, nė bregun pėrballė Jerikos. |
13
| Moisiu, prifti Eleazar dhe tė gjithė prijėsit e asamblesė dolėn pėr t`i takuar jashtė kampit. |
14
| Por Moisiu u zemėrua me komandantėt e ushtrisė, me krerėt e mijėsheve dhe tė qindėsheve, qė po ktheheshin nga kjo fushatė lufte. |
15
| Moisiu u tha atyre: "Keni lėnė gjallė tė gjitha gratė? |
16
| Tė nxitura nga Balaami, ato i shtynė bijtė e Izraelit tė mėkatojnė kundėr Zotit, nė ngjarjen e Peorit, kur shpėrtheu fatkeqėsia nė asamblenė e Zotit. |
17
| Prandaj vrisni ēdo mashkull nga fėmijėt dhe vrisni ēdo grua qė ka marrėdhėnie seksuale me njė burrė, |
18
| por ruajini tė gjalla pėr vete tė gjitha vajzat qė nuk kanė pasur marrėdhėnie seksuale me burra. |
19
| Ju do tė qėndroni jashtė kampit shtatė ditė; kushdo qė ka vrarė dikė dhe kushdo qė ka prekur njė person tė vrarė, do tė pastrohet ditėn e tretė dhe ditėn e shtatė; ky rregull vlen si pėr ju ashtu dhe pėr robėrit tuaj. |
20
| Do tė pastroni gjithashtu ēdo rrobė, ēdo send prej lėkure, ēdo punė tė bėrė me leshin e dhisė dhe ēdo vegėl prej druri". |
21
| Pastaj prifti Eleazar u tha ushtarėve qė kishin shkuar nė luftė: "Kjo ėshtė rregulla e ligjit qė Zoti i ka pėrcaktuar Moisiut: |
22
| vetėm arin, argjendin, bronzin, hekurin, kallajin dhe plumbin, |
23
| ēdo gjė qė i reziston zjarrit, do ta kaloni nėpėr zjarr dhe do tė bėhet i pastėr; por do tė pastrohen edhe me ujin e pastrimit kundėr papastėrtisė; ndėrsa tėrė gjėrat qė nuk mund t`i rezistojnė zjarrit, do t`i trajtoni me ujė. |
24
| Dhe ditėn e shtatė do tė lani rrobat tuaja dhe do tė jeni tė pastėr; pas kėsaj mund tė hyni nė kamp". |
25
| Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė: |
26
| "Ti, me gjithė priftin Eleazar dhe me kryefamiljarėt e asamblesė, llogarite tėrė plaēkėn e zėnė, njerėzit dhe bagėtinė; |
27
| dhe ndaje plaēkėn midis atyre qė kanė marrė pjesė nė luftė dhe qė kanė vajtur tė luftojnė dhe gjithė asamblesė. |
28
| Do tė marrėsh nga luftėtarėt qė kanė vajtur tė luftojnė njė haraē pėr Zotin; domethėnė njė tė pesėqindtėn e personave, tė bagėtive tė imta dhe tė trasha dhe tė gomarėve. |
29
| Do tė marrėsh nga gjysma e tyre dhe do t`ia japėsh priftit Eleazar si njė ofertė pėr Zotin. |
30
| Dhe nga gjysma qė u takon bijve tė Izraelit do tė marrėsh njė tė pesėdhjetėn e personave, tė bagėtisė sė imėt dhe tė trashė dhe nga gomarėt do t`u japėsh Levitėve, qė kanė pėrgjegjėsinė e tabernakullit tė Zotit". |
31
| Dhe Moisiu e prifti Eleazar vepruan ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun. |
32
| Dhe plaēka qė mbetej nga plaēkitja e kryer nga luftėtarėt pėrbėhej nga gjashtėqind e shtatėdhjetė e pesė mijė dele, |
33
| shtatėdhjetė e dy mijė lopė, |
34
| gjashtėdhjetė e njė mijė gomarė, |
35
| dhe tridhjetė e dy mijė persona gjithsej, domethėnė gra qė nuk kishin pasur marrėdhėnie seksuale me burra. |
36
| Gjysma, domethėnė pjesa pėr ata qė kishin shkuar nė luftė, ishte treqind e tridhjetė e shtatė mijė e pesėqind dele, |
37
| nga tė cilat gjashtėqind e shtatėdhjetė e pesė pėr haraēin e Zotit; |
38
| tridhjetė e gjashtė mijė lopė, nga tė cilat shtatėdhjetė e dy pėr haraēin e Zotit; |
39
| tridhjetė mijė e pesėqind gomarė, nga tė cilėt gjashtėdhjetė e njė pėr haraēin e Zotit; |
40
| dhe gjashtėmbėdhjetė mijė persona, nga tė cilėt tridhjetė e dy pėr haraēin e Zotit. |
41
| Kėshtu Moisiu i dha haraēin, qė ishte oferta e ngritur e Zotit, priftit Eleazar, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti. |
42
| Gjysma qė u pėrkiste bijve tė Izraelit, qė Moisiu kishte ndarė nga pjesa qė u takonte njerėzve qė kishin shkuar nė luftė, |
43
| gjysma qė i pėrkiste asamblesė, ishte treqind e tridhjetė e shtatė mijė e pesėqind dele, |
44
| tridhjetė e gjashtė mijė lopė, |
45
| tridhjetė mijė e pesėqind gomarė, |
46
| dhe gjashtėmbėdhjetė mijė persona. |
47
| Nga gjysma qė u pėrkiste bijve tė Izraelit, Moisiu mori njė tė pesėdhjetėn e njerėzve dhe tė kafshėve, dhe ua dha Levitėve tė cilėt kanė pėrgjegjėsinė e tabernakullit tė Zotit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun. |
48
| Komandantėt e mijėsheve tė ushtrisė, krerėt e mijėsheve dhe tė qindėsheve, iu afruan Moisiut; |
49
| dhe ata i thanė Moisiut: "Shėrbėtorėt e tu kanė bėrė llogarinė e luftėtarėve qė ishin nėn urdhrat tona, dhe nuk mungonte asnjėri prej tyre. |
50
| Prandaj ne po sjellim, si ofertė pėr Zotin, sendet e arit qė secili ka gjetur: zinxhirė, byzylykė, unaza, vathė dhe gjerdanė pėr tė bėrė shlyerjen pėr ne pėrpara Zotit. |
51
| Kėshtu Moisiu dhe prifti Eleazar morėn nga duart e tyre tėrė objektet e punuara. |
52
| Tėrė ari i ofertės qė ata i paraqitėn Zotit nga ana e krerėve tė mijėsheve dhe nga ana e krerėve tė qindėshėve, peshonte gjashtėmbėdhjetė mijė e shtatėqind e pesėdhjetė sikla. |
53
| (Njerėzit e ushtrisė mbajtėn pėr vete plaēkėn qė kishin siguruar). |
54
| Moisiu dhe prifti Eleazar morėn pastaj arin nga krerėt e mijėshėve dhe tė qindėsheve dhe e ēuan nė ēadrėn e mbledhjes, si kujtim i bijve tė Izraelit pėrpara Zotit. |