Albanian Bible

Jozueu 2

Jozueu

Return to Index

Chapter 3

1

Jozueu u ngrit herėt nė mėngjes; ai dhe tėrė bijtė e Izraelit u nisėn pastaj nga Shitimi dhe arritėn nė Jordan; u ndalėn aty para se ta kalojnė

2

Mbas tri ditėve, oficerėt kaluan nėpėr tėrė kampin,

3

dhe i dhanė popullit kėtė urdhėr, duke i thėnė: "Kur tė shihni arkėn e besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė tuaj, tė mbajtur nga priftėrinjtė levitė, do tė niseni nga vendi juaj dhe do ta ndiqni.

4

Midis jush dhe arkės do tė ketė njė largėsi prej rreth dy mijė kubitėsh. Mos iu afroni asaj, me qėllim qė tė njihni rrugėn nėpėr tė cilėn duhet tė shkoni, sepse deri tani nuk keni kaluar kurrė nėpėr kėtė rrugė".

5

Dhe Jozueu i tha popullit: "Shenjtėrohuni, sepse nesėr Zoti ka pėr tė bėrė mrekulli midis jush".

6

Pastaj Jozueu u foli priftėrinjve, duke u thėnė: "Merrni arkėn e besėlidhjes dhe kaloni pėrpara popullit". Kėshtu ata morėn arkėn e besėlidhjes dhe ecėn para popullit.

7

Atėherė Zoti i tha Jozueut: "Sot do tė filloj tė tė bėj tė madh nė sytė e tė gjithė Izraelit, me qėllim qė tė kuptojnė se ashtu siē kam qenė me Moisiun, kėshtu do tė jem edhe me ty.

8

Prandaj ti jepu kėtė urdhėr priftėrinjve qė mbajnė arkėn e besėlidhjes, duke u thėnė: "Kur tė arrini nė breg tė Jordanit, do tė ndaleni nė Jordan"".

9

Jozueu u tha atėherė bijve tė Izraelit: "Afrohuni dhe dėgjoni fjalėt e Zotit, Perėndisė tuaj".

10

Pastaj Jozueu tha: "Nga kjo do tė njihni qė Zoti i gjallė ėshtė midis jush dhe qė me siguri ka pėr tė dėbuar para jush Kananejtė, Hitejtė, Hivejtė, Perezejtė, Girgasejtė, Amorejtė dhe Jebusejtė;

11

ja, arka e besėlidhjes sė Zotit tė tė gjithė dheut po bėhet gati tė kalojė para jush nė lumin Jordan.

12

Merrni, pra, dymbėdhjetė burra nga fiset e Izraelit, njė pėr ēdo fis.

13

Dhe ka pėr tė ndodhur qė, porsa tabanėt e kėmbėve tė priftėrinjve qė mbajnė arkėn e Zotit, Zot i gjithė tokės, do tė takojnė nė ujėrat e Jordanit, ujėrat e Jordanit do tė ndahen, dhe ujėrat qė zbresin nga lart do tė ndalen tok".

14

Kėshtu, kur populli ngriti ēadrat pėr tė kaluar Jordanin, priftėrinjtė qė mbanin arkėn e besėlidhjes ecnin pėrpara popullit.

15

Sapo ata qė mbanin arkėn arritėn nė Jordan dhe kėmbėt e priftėrinjve qė trasportonin arkėn u zhytėn nė ujėrat e bregut tė tij (Jordani ėshtė i mbushur plot deri nė brigjet e tij gjatė tėrė kohės sė korrjes),

16

ujėrat qė zbrisnin nga sipėr u ndalėn dhe u ngritėn tok shumė mė lart se Adami, qyteti qė ndodhet pranė Tsartanit; kėshtu qė ujėrat qė zbrisnin nė drejtim tė detit tė Arabahut, Detit tė Kripur, u ndanė tėrėsisht prej tyre; dhe populli i kaloi pėrballė Jerikos.

17

Priftėrinjtė qė mbanin arkėn e besėlidhjes tė Zotit u ndalėn nė vend tė thatė nė mes tė Jordanit, ndėrsa tėrė Izraeli po kalonte nė tė thatė, deri sa tėrė populli mbaroi sė kapėrcyeri Jordanin.

Jozueu 4

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: