Albanian Bible

Jozueu 8

Jozueu

Return to Index

Chapter 9

1

Me tė mėsuar kėto gjėra, tėrė mbretėrit qė ndodheshin kėtej Jordanit, nė krahinėn malore, nė fushat dhe gjatė bregut tė Detit tė Madh nė drejtim tė Libanit, Hiteu, Amoreu, Kananeu, Perezeu, Hiveu dhe Jebuseu,

2

u mblodhėn bashkė nė besėlidhje midis tyre pėr tė luftuar kundėr Jozueut dhe Izraelit.

3

Por kur banorėt e Gabaonit mėsuan atė qė Jozueu kishte bėrė nė Jeriko dhe nė Ai,

4

vepruan me dinakėri dhe u nisėn gjoja si ambasadorė; ata ngarkuan mbi gomarėt e tyre thasė tė vjetra tė konsumuara dhe kacekė tė vjetėr tė shqyer dhe tė arnuar pėr tė transportuar verėn,

5

dhe mbathėn sandale tė vjetra dhe tė grisura dhe veshėn trupin me rroba tė pėrdorura; dhe e gjithė buka e tyre ishte e fortė dhe e thėrmuar.

6

U paraqitėn kėshtu para Jozueut nė kampin e Gigalit dhe i thanė atij dhe tėrė njerėzve tė Izraelit: "Ne kemi ardhur nga njė vend i largėt; prandaj bėni aleancė me ne".

7

Por njerėzit e Izraelit iu pėrgjigjėn kėshtu Hivejve: "Ndoshta banoni nė mes nesh; si mund tė lidhim aleancė me ju?".

8

Ata i thanė Jozueut: "Ne jemi shėrbėtorė tė tu!". Jozueu u tha atyre: "Kush jeni dhe nga vini?".

9

Atėherė ata u pėrgjigjėn: "Shėrbėtorėt e tu kanė ardhur nga njė vend shumė i largėt, pėr shkak tė emrit tė Zotit, Perėndisė tėnd, sepse kemi dėgjuar tė flitet pėr tė dhe pėr tė gjitha ato qė ka bėrė nė Egjipt,

10

ashtu edhe pėr tė gjitha ato qė u ka bėrė dy mbretėrve tė Amorejve matanė Jordanit, Sihonit, mbretit tė Heshbonit, dhe Ogut, mbretit tė Bashanit, qė banonte nė Ashtaroth.

11

Prandaj pleqtė tanė dhe tė gjithė banorėt e vendit tonė na thanė: Merrni nozullime me vete pėr udhėtimin, u dilni pėrpara dhe u thoni: "Ne jemi shėrbėtorėt tuaj; bėni, pra, aleancė me ne".

12

Kjo ėshtė buka jonė qė morėm tė ngrohtė me vete si rezervė nga shtėpitė tona ditėn qė u nisėm pėr tė ardhur tek ju, dhe tani ėshtė bėrė e fortė dhe e thėrmuar;

13

dhe kėta janė calikėt e verės qė ishin tė rinj kur i mbushėm dhe ja, ku janė prishur; dhe ja, rrobat dhe sandalet tona, qė janė ngrėnė pėr shkak tė udhėtimit shumė tė gjatė".

14

Atėherė njerėzit e Izraelit morėn disa nga nozullimet e tyre, por pa u konsultuar me Zotin.

15

Kėshtu Jozueu lidhi paqe me ta dhe nėnshkroi njė besėlidhje nė bazė tė sė cilės ata mbeteshin tė gjallė; dhe krerėt e asamblesė u detyruan tė betohen pėr kėto gjėra.

16

Por tri ditė pas nėnshkrimit tė besėlidhjes mėsuan se ata ishin fqinj tė tyre dhe banonin nė mes tyre.

17

Atėherė bijtė e Izraelit u nisėn dhe ditėn e tretė arritėn nė qytetet e tyre; qytetet e tyre ishin Gabaoni, Kefirahu, Beerothi dhe Kiriath-Jearimi.

18

Por bijtė e Izraelit nuk i vranė, sepse krerėt e asamblesė u ishin betuar atyre nė emėr tė Zotit, Perėndisė sė Izraelit. Mirėpo tėrė asambleja murmuriti kundėr krerėve.

19

Atėherė krerėt i thanė tėrė asamblesė: "Ne u jemi betuar atyre nė emėr tė Zotit, Perėndisė sė Izraelit; prandaj nuk mund t`i ngasim.

20

Kėtė do t`u bėjmė atyre: do t`i lėmė tė gjallė qė tė mos tėrheqim zemėrimin e Zotit, pėr shkak tė betimit qė u kemi bėrė atyre".

21

Krerėt u thanė atyre: "Le tė jetojnė, pra, por do tė punojnė si druvarė dhe do tė bartin ujė pėr gjithė asamblenė, siē u kishin thėnė krerėt".

22

Pastaj Jozueu i thirri dhe foli me ta, duke thėnė: "Pse na gėnjyet duke thėnė: "Ne banojmė shumė larg nga ju, kurse ju banoni nė mes nesh?"

23

Prandaj tani jeni tė mallkuar, dhe do tė jeni gjithnjė skllevėr, druvarė o bartės tė ujit pėr shtėpinė e Perėndisė tim".

24

Atėherė ata iu pėrgjigjėn Jozueut dhe thanė: "Shėrbėtorėve tė tu u qe thėnė qartė qė Perėndia yt, Zoti, kishte urdhėruar shėrbėtorin e tij Moisiun t`ju jepte tėrė vendin dhe tė shfaroste para jush tėrė banorėt e tij. Prandaj ne na hyri njė frikė e madhe pėr jetėn tonė nga shkaku juaj, dhe kemi vepruar nė kėtė mėnyrė.

25

Dhe ja, tani jemi nė dorėn tėnde; bėna atė qė tė duket e mirė dhe e drejtė".

26

Jozueu i trajtoi, pra, nė kėtė mėnyrė: i liroi nga duart e bijve tė Izraelit, me qėllim qė kėta tė mos i vrisnin;

27

por po atė ditė i caktoi qė tė jenė druvarė dhe bartės tė ujit pėr asamblenė dhe pėr altarin e Zotit, nė vendin qė ai do tė zgjidhte deri nė ditėn e sotme.

Jozueu 10

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: