Albanian Bible

2 i Samuelit 22

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 23

1

Kėto janė fjalėt e fundit tė Davidit. Kėshtu thotė Davidi, bir i Isait, kėshtu thotė njeriu qė u ngrit lart, i vajosuri i Perėndisė sė Jakobit, kėngėtari i ėmbėl i Izraelit:

2

"Fryma e Zotit ka folur nėpėrmjet meje dhe fjala e tij ka qenė mbi buzėt e mia.

3

Perėndia i Izraelit ka folur, Kalaja e Izraelit mė ka thėnė: "Ai qė mbretėron me drejtėsi mbi njerėzit, ai qė mbretėron nė frikėn e Perėndisė,

4

ėshtė si drita e mėngjesit nė tė dalė tė diellit, nė njė mėngjes pa re, ashtu si shkėlqimi mbas shiut, qė bėn tė mbijė bari i njomė nga dheu".

5

A nuk ėshtė vallė kėshtu shtėpia ime pėrpara Perėndisė? Sepse ai ka lidhur me mua njė besėlidhje tė pėrjetshme qė parashikon ēdo gjė dhe qė ėshtė e sigurt. A nuk do tė bėjė ai tė lulėzojė shpėtimi im i plotė dhe tė gjitha ato qė unė dėshiroj?

6

Njerėzit e kobshėm do tė hidhen tej tė gjithė si gjembat, sepse nuk mund tė kapen me duar.

7

Kush i prek duhet tė armatoset me njė hekur ose me shkopin e njė ushte; ato digjen plotėsisht nė vend me zjarr".

8

Kėto janė emrat e luftėtarėve trima qė ishin nė shėrbim tė Davidit: Josheb-Bashshebethi, Tahkemoniti, prijės i oficerėve kryesorė. Atė e quajtėn Etseniti Adino; sepse kishte vrarė tetėqind njerėz nė njė herė tė vetme.

9

Pas tij vinte Eleazari, bir i Dodas, qė ishte bir i Ahohit, njė ndėr tre luftėtarėt trima qė ishin me Davidin, kur sfiduan Filistejtė e mbledhur pėr tė luftuar, ndėrsa Izraelitėt ishin tėrhequr.

10

Ai u ngrit dhe i goditi Filistejtė, deri sa dora e tij e rraskapitur i ngriu me shpatėn. Atė ditė Zoti korri njė fitore tė madhe dhe populli shkoi pas tij vetėm pėr tė bėrė plaēkė.

11

Prapa tij vinte Shamahu, bir i Agesė, Hararitit. Filisejtė ishin mbledhur nė njė numėr tė madh nė njė fushė tė mbjellė me thjerrėza. Populli ia kishte mbathur pėrpara Filistejve,

12

por Shamahu, ishte vendosur nė mes tė kampit dhe e mbrojti atė, dhe bėri kėrdinė nė radhėt e Filistejve. Kėshtu Zoti korri njė fitore tė madhe.

13

Tre nga tridhjetė krerėt zbritėn nė kohėn e korrjes dhe erdhėn te Davidi nė shpellėn e Adullamit, ndėrsa njė grup Filistejsh kishte ngritur kampin e tij nė luginėn e gjigantėve.

14

Davidi ndodhej atėherė nė kala dhe kishte njė garnizon Filistejsh nė Betlem.

15

Davidi pati njė dėshirė tė madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush tė mė jepte tė pija ujė nga pusi i Betlemit, qė ėshtė afėr portės".

16

Tė tre trimat ēanė nė mes tė kampit tė Filistejve dhe morėn ujė nga pusi i Betlemit, pranė portės; pastaj e morėn me vete dhe ia ēuan Davidit. Por ai nuk desh ta pinte, por e derdhi pėrpara Zotit,

17

duke thėnė: "Larg qoftė pėr mua, o Zot, njė veprim i tillė! A nuk u vu, vallė gjaku i njerėzve, jeta e tyre nė rrezik?". Dhe nuk deshi ta pinte. Kėshtu vepruan ata tre trima.

18

Abishai, vėlla i Joabit dhe biri Tserujahut, ishte prijės i njė treshe tjetėr. Ngriti ushtėn e tij kundėr treqind njerėzve dhe i vrau; kėshtu u bė i famshėm nė mes tė treve.

19

Ishte mė i dėgjuari i treshes; prandaj u bė dhe kryetari i tyre, por nuk arriti tė barazohet me tre tė parėt.

20

Benajahu, bir i Jehojadit, bir i njė trimi nga Kabtseeli, bėri trimėri tė mėdha. Vrau dy heronj tė Moabit, qė ishin si luanė. Zbriti edhe nė mes tė njė sterne ku vrau njė luan, njė ditė qė binte borė.

21

Ai vrau gjithashtu njė Egjiptas gjigand qė kishte nė dorė njė shtizė; por Benajahu i doli pėrballė me njė bastun, i hoqi nga dora shtizėn dhe e vrau me shtizėn e tij.

22

Kėto gjėra bėri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bė i famshėm ndėr tė tre trima.

23

Ishte mė i dėgjuari i tė tridhjetėve, por nuk arriti tė barazohet me treshen e parė. Davidi e bėri shef tė truprojes sė tij.

24

Pastaj vinin: Asaheli, vėlla i Joabit, njeri nga tridhjetėt; Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi;

25

Shamahu nga Harodi; Elika nga Harodi;

26

Heleci nga Palti; Ira, bir i Ikeshit, nga Tekoa;

27

Abiezeri nga Anathothi; Mebunai nga Husha;

28

Tsalmoni nga Ahoahu; Maharai nga Netofa;

29

Helebi, bir i Baanahut (nga Netofa);

30

Benajahu nga Pirathoni; Hidai nga pėrrenjtė e Gaashit;

31

Abi-Alboni nga Arbathi; Azmavethi nga Barhumi;

32

Eliahba nga Shaalboni (nga bijtė e Jasenit), Jonathani;

33

Shamahu nga Harari; Ahiami, bir i Shararit, nga Harari;

34

Elifeleti, bir i Ahasbait, bir i njė Maakatheu; Eliami, bir i Ahithofelit, nga Gilo;

35

Hetsrai nga Karmeli; Paarai nga Arabi;

36

Igali, bir i Nathanit, nga Tsobahu; Bani nga Gadi;

37

Tseleku, Amoniti; Naharai nga Beerothi (shqyrtar i Joabit, birit tė Tserujahut);

38

Ira nga Jetheri; Garedi nga Jetheri;

39

Uriahu, Hiteu. Gjithsej tridhjetė e shtatė veta.

2 i Samuelit 24

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: