Albanian Bible

1 i Kronikave 25

1 i Kronikave

Return to Index

Chapter 26

1

Pėr klasat e derėtarėve: tė Korahitėve, Meshelemiahu, bir i Koreut, nga bijtė e Asafit.

2

Bijtė e Meshelemiahut ishin Zakaria, djali i parė, Jediaeli i dyti, Zebadiahu i treti, Jathnieli i katėrti,

3

Eliami, i pesti, Jehohanani, i gjashti, Eljehoenai i shtati.

4

Bijtė e Obed-Edomit ishin Shemajahu, djali i parė, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sakari i katėrti, Nethaneli i pesti,

5

Amieli i gjashti, Isakari i shtati, Peulthai i teti, sepse Perėndia e kishte bekuar.

6

Shemajahut, birit tė tij, i lindėn bij qė sundonin nė shtėpitė e tyre atėrore, sepse ishin njerėz tė fortė dhe trima.

7

Bijtė e Shemajahut ishin Othni, Rafaeli, Obedi dhe Elzabadi, vėllezėrit e tė cilėve Elihu dhe Semakiahu ishin njerėz trima.

8

Tėrė kėta ishin bij tė Obed-Edomit; ata, bijtė e tyre dhe vėllezėrit e tyre, ishin njerėz tė zotė, tė fuqishėm dhe tė aftė tė kryenin shėrbimin: gjashtėdhjetė pasardhės tė Obed-Edomit.

9

Meshelemiahu pati bij dhe vėllezėr, tetėmbėdhjetė trima.

10

Hosahu, nga bijtė e Merarit, pati si bij: Shimrin, i pari (megjithėse nuk ishte i parėlinduri, i ati e caktoi tė parė),

11

Hilkiahun i dyti, Tebaliahun i treti, Zakarian i katėrti: tė marrė sė bashku bijtė dhe vėllezėrit e Hosahut ishin trembėdhjetė.

12

Kėtyre klasave tė derėtarėve, nėpėrmjet tė parėve tė tyre, por edhe nėpėrmjet vėllezėrve tė tyre, iu besuan shėrbimi nė shtėpinė e Zotit.

13

U hodh nė short pėr ēdo portė, qoftė tė vegjėlit apo tė mėdhenjtė, sipas shtėpive atėrore.

14

Pėr portėn lindore shorti i ra Shelemiahut. Pastaj u hodh shorti pėr portėn veriore, e cila i ra birit tė tij Zakaria, njė kėshilltar me mend.

15

Porta jugore i ra Obed-Edomit dhe magazinat bijve tė tij,

16

Shupimit dhe Osahut i ra nė perėndim, me portėn e Shalekethit, nė rrugėn pėrpjetė, njė postė roje pėrballė tjetrės.

17

Nė krahun lindor qėndronin gjithnjė gjashtė Levitė ēdo ditė, nė krahun jugor katėr ēdo ditė, dhe nė magazinat nga dy pėr secilėn prej tyre.

18

Nė Parbar, nė krahun perėndimor, ishin caktuar katėr veta pėr rrugėn dhe dy pėr Parbarin.

19

Kėto ishin klasat e derėtarėve tė zgjedhur midis bijve tė Koreut dhe bijve tė Merarit.

20

Nga Levitėt, Ahijahu ishte caktuar pėr ruajtjen e thesareve tė shtėpisė sė Perėndisė dhe tė thesareve tė gjėrave tė shenjtėruara.

21

Bijtė e Ladanit, bijtė e Gershonitėve qė rridhnin nga Ladani, tė parėt e shtėpive atėrore tė Ladanit, Gershonitit, domethėnė Jehieli.

22

Bijtė e Jehielit, Zethami dhe i vėllai Joeli, ishin caktuar pėr ruajtjen e thesareve tė shtėpisė tė Zotit.

23

Midis Amramitėve, Jitsharitėt, Hebronitėt dhe Uzielitėt,

24

Shebueli, bir i Gershomit, qė ishte bir i Moisiut, ishte kryeintendenti i thesareve.

25

Vėllezėrit e tij, me anė tė Eliezerit, ishin i biri i Rehabiahu, bir i tė cilit ishte Jeshajahu, bir i tė cilit ishte Jorami, bir i tė cilit ishte Zikri, bir i tė cilit ishte Shelomithi.

26

Ky Shelomith dhe vėllezėrit e tij ishin caktuar pėr ruajtjen e tė gjitha thesareve tė gjėrave tė shenjta qė mbreti David, tė parėt e shtėpive atėrore dhe komandantėt e ushtrisė kishin shenjtėruar.

27

Ata kishin shenjtėruar njė pjesė tė plaēkės qė kishin shtėnė nė dorė gjatė luftės pėr tė mbajtur shtėpinė e Zotit.

28

Pėrveē kėsaj tė gjitha ato qė ishin shenjtėruar nga Samueli, shikuesi, nga Sauli, bir i Kishit, nga Abneri, bir i Nerit dhe nga Joabi, bir i Tserujahut, dhe ēdo gjė tjetėr e shenjtėruar nga cilido qoftė ishte nėn pėrgjegjėsinė e Shelomithit dhe tė vėllezėrve tė tij.

29

Ndėr Jitsharitėt, Kenajahu dhe bijtė e tij ishin tė ngarkuar me punėt e jashtme tė Izraelit, nė cilėsinė e tyre si magjistrarė dhe si gjyqtarė.

30

Ndėr Hebronitėt, Hashabiahu dhe vėllezėrit e tij, njė mijė e shtatėqind trima, u caktuan tė mbikqyrnin Izraelin, kėndej Jordanit, nė perėndim, nė tė tėra ēėshtjet e Zotit dhe tė shėrbimit tė mbretit.

31

Jerijahu ishte i pari i Hebronitėve, sipas brezave tė shtėpive tė tyre atėrore. Nė vitin e dyzetė tė mbretėrimit tė Davidit u bėnė kėrkime dhe u gjetėn midis tyre njerėz tė fortė dhe trima nė Jazer tė Galaadit.

32

Vėllezėrit e tij ishin dy mijė e shtatėqind trima, tė parė tė shtėpive atėrore. Mbreti David u besoi atyre mbikqyrjen e Rubenitėve, tė Gaditėve, tė gjysmės sė fisit tė Manasit pėr tė gjitha gjėrat qė kishin tė bėnin me Perėndinė dhe me punėt e mbretit.

1 i Kronikave 27

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: