Albanian Bible

Ester 8

Ester

Return to Index

Chapter 9

1

Muajin e dymbėdhjetė, qė ėshtė muaji i Adarit, ditėn e trembėdhjetė tė muajit, kur duhet tė zbatoheshin urdhri dhe dekreti i mbretit, dita nė tė cilėn armiqtė e Judejve shpresonin tė sundonin mbi

2

Judejtė u mblodhėn nė qytetet e tyre, nė tė gjitha krahinat e mbretit Asuero, pėr tė shtrirė dorėn kundėr atyre qė kėrkonin t`u bėnin keq; dhe askush nuk mundi t`u rezistonte atyre, sepse tmerri i Judejve i kishte zėnė tėrė popujt.

3

Tėrė krerėt e krahinave, satrapėt, qeveritarėt dhe ata qė merreshin me punėt e mbretit i pėrkrahėn Judejtė, sepse tmerri i Mardokeut i kishte zėnė.

4

Nė fakt Mardokeu ishte i madh nė pallatin e mbretit, dhe fama e tij pėrhapej nė tė gjitha krahinat, sepse ky njeri, Mardokeu, bėhej gjithnjė mė i madh.

5

Kėshtu Judejtė goditėn tėrė armiqtė e tyre, duke i kaluar nė tehun e shpatės dhe duke kryer njė kėrdi dhe njė shkatėrrim tė madh; u sollėn si deshėn me armiqtė e tyre.

6

Nė qytetin e Suzės Judejtė vranė dhe shfarosėn pesėqind njerėz;

7

vranė edhe Parshandathan, Dalfonin, Aspathan,

8

Porathan, Adalian, Aridathan,

9

Parmashtan, Arisain, Aridain dhe Vajezathan,

10

dhjetė bijtė e Hamanit, birit tė Hamedathas, armiku i Judejve, por nuk u dhanė pas plaēkitjes.

11

Po atė ditė numri i atyre qė ishin vrarė nė qytetin e Suzės iu njoftua mbretit.

12

Mbreti i tha atėherė mbretėreshės Ester: "Nė qytetin e Suzės Judejte kanė vrarė dhe shfarosur pesėqind njerėz dhe dhjetė bij tė Hamanit; ēfarė kanė bėrė vallė nė krahinat e tjera tė mbretit? Tani cila ėshtė kėrkesa jote? Do tė tė plotėsohet. Ēfarė tjetėr kėrkon? Do tė bėhet".

13

Atėherė Esteri tha: "Nė qoftė se kėshtu i pėlqen mbretit, le tė lejohen Judejtė qė janė nė Suzė tė bėjnė edhe nesėr atė qė ėshtė dekretuar pėr sot; dhe tė varen nė trekėmbėsh tė dhjetė bijtė e Hamanit".

14

Mbreti urdhėroi qė tė veprohej pikėrisht kėshtu. Dekreti u nxuarr nė Suza dhe dhjetė bijtė e Hamanit u varėn nė trekėmbėsh.

15

Judejtė qė ishin nė Suza u mblodhėn edhe ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė Adarit dhe vranė nė Suza treqind njerėz; por nuk u dhanė pas plaēkitjes.

16

Edhe Judejtė e tjerė qė ishin nė krahinat e mbretit u mblodhėn, pėr tė mbrojtur jetėn e tyre dhe pėr tė qenė tė sigurt nga sulmet e armiqve tė tyre; vranė shtatėdhjetė e pesė mijė nga ata qė i urrenin, por nuk u dhanė pas plaēkitjes.

17

Kjo ndodhi ditėn e trembėdhjetė tė muajit tė Adarit; ditėn e katėrmbėdhjetė u ēlodhėn dhe e kthyen nė njė ditė banketi e gėzimi.

18

Judejtė qė ishin nė Suza u grumbulluan pėrkundrazi ditėn e trembėdhjetė dhe tė katėrmbėdhjetė; ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit u ēlodhėn, e bėnė ditė banketi dhe gėzimi.

19

Pėr kėtė arėsye Judejtė e fushės, qė banojnė nė qytete pa mure, e kanė bėrė ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė Adarit njė ditė gėzimi, banketesh dhe feste, dhe nė kėtė ditė i dėrgojnė dhurata njeri-tjetrit.

20

Mardokeu i shkroi tėrė kėto gjėra dhe u dėrgoi letra tėrė Judejve qė ishin nė tė gjitha krahinat e mbretit Asuero, afėr dhe larg,

21

pėr t`i urdhėruar tė kremtonin ēdo vit ditėn e katėrmbėdhjetė dhe tė pesėmbėdhjetė tė muajit tė Adarit,

22

si ditėt gjatė tė cilave Judejtė patėn pushim nga sulmet e armiqve tė tyre, dhe si muaji nė tė cilin dhembja e tyre u kthye nė gėzim dhe zia nė festė, dhe kėshtu ato t`i bėnin ditė banketi e gėzimi, gjatė tė cilave t`i dėrgonin dhurata njeri-tjetrit dhe t`u bėnin dhurata tė varfėrve.

23

Judejtė u zotuan tė respektonin atė qė kishin filluar tė bėnin, ashtu si u kishte shkruar atyre Mardokeu.

24

Nė fakt Hamani, bir i Hamedathas, Agagitit, armiku i tė gjithė Judejve, kishte komplotuar kundėr Judejve pėr t`i shkatėrruar dhe kishte hedhur Purin (domethėnė kishte hedhur shortin), pėr t`i shfarosur dhe pėr t`i shkatėrruar.

25

Por kur Esteri u paraqit para mbretit, ky urdhėroi me shkrim qė komploti i keq qė Hamani kishte kurdisur kundėr Judejve tė binte mbi kryet e tij dhe qė ai dhe bijtė e tij tė vareshin nė trekėmbėsh.

26

Prandaj ato ditė u quajtėn Purim, nga fjala Pur. Nė pėrshtatje, pra, me tė gjitha ato qė ishin shkruar nė atė letėr, me tė gjitha ato qė kishin parė lidhur me kėtė dhe me ato qė kishin ndodhur,

27

Judejtė vendosėn tė zotoheshin pa iu shmangur pėr vete, pėr pasardhėsit e tyre dhe pėr tė gjithė ata qė do tė bashkoheshin me ta, tė kremtonin ēdo vit kėto dy ditė sipas udhėzimeve tė shkruara dhe kohės sė caktuar.

28

Ato ditė duhet tė kujtoheshin dhe tė kremtoheshin brez pas brezi, nė ēdo familje, nė ēdo krahinė, nė ēdo qytet; nė asnjė mėnyrė Judejtė nuk duhet tė hiqnin dorė nga kremtimi i kėtyre ditėve tė Purimit, dhe kujtimi i tyre nuk duhet tė zhdukej te pasardhėsit e tyre.

29

Mbretėresha Ester, bijė e Abihailit, dhe Judeu Mardoke shkruan me autoritet tė plotė letrėn e tyre tė dytė lidhur me Purimin.

30

Mardokeu u dėrgoi letra tėrė Judejve nė njėqind e njėzet e shtatė krahina tė mbretėrisė sė Asueros, me fjalė paqeje dhe tė sė vėrtetės.

31

pėr t`i vendosur ato ditė tė Purimit nė kohėn e caktuar, siē i kishin vendosur atyre Judeu Mardoke dhe mbretėresha Ester ashtu si kishin vendosur ata vetė pėr vete dhe pėr pasardhėsit e tyre me rastin e agjerimit tė tyre dhe tė britmės sė tyre.

32

Kėshtu dekreti i Esterit fiksoi caktimin e Purimit dhe u shkrua nė njė libėr.

Ester 10

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: