| Chapter 39 |
1
| A e di ti kohėn kur pjellin dhitė e malit apo ke vėrejtur vallė pjelljen e drenushave? |
2
| A di ti tė numėrosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohėn kur duhet tė pjellin? |
3
| Mblidhen dhe pjellin tė vegjlit e tyre, duke u dhėnė fund kėshtu dhembjeve tė tyre. |
4
| Tė vegjlit e tyre bėhen tė fortė, rriten jashtė, shkėputen dhe nuk kthehen mė pranė tyre. |
5
| Kush lė tė lirė gomarin e egėr, kush e ka zgjidhur gomarin e egėr, |
6
| tė cilit i kam caktuar tė rrijė nė shkretėtirė dhe tokėn e kripur si banesė? |
7
| Ai pėrēmon zhurmėn e qytetit dhe nuk dėgjon britmat e asnjė zotėrie. |
8
| Hapėsirat e gjera tė maleve janė kullota e tij, dhe ai shkon dhe kėrkon ēdo gjė qė ėshtė e gjelbėr. |
9
| Bualli vallė a pranon tė tė shėrbejė ose tė kalojė natėn pranė grazhdit tėnd? |
10
| A mund ta lidhėsh vallė buallin me litar qė tė lėrojė tokėn nė hulli, ose tė lesojė luginat pas teje? |
11
| A do t`i kesh besim atij, sepse forca e tij ėshtė e madhe, ose do t`ia lėsh atij punėn tėnde? |
12
| A do tė mbėshtetesh tek ai pėr tė ēuar nė shtėpi grurin dhe pėr ta mbledhur nė lėmė? |
13
| Krahėt e strucit rrahin tėrė gaz, por ato nuk janė me siguri krahėt dhe pendėt e lejlekut. |
14
| Ai nė fakt i braktis vezėt e tij pėr tokė dhe i lė tė ngrohen nė pluhur. |
15
| duke harruar qė njė kėmbė mund t`i shtypė ose njė kafshė e fushave mund t`i shkelė. |
16
| I trajton ashpėr tė vegjlit e tij, sikur tė mos ishin tė vetėt; por lodhja e tij pa asnjė interes ėshtė e kotė, |
17
| sepse Perėndia e ka lėnė pa dituri dhe nuk i ka dhėnė zgjuarsi. |
18
| Por kur ngrihet mė kėmbė pėr tė ikur, tallet me kalin dhe me kalorėsin e tij. |
19
| A je ti ai qė i ke dhėnė forcėn kalit dhe ia ke veshur qafėn me jele qė valėviten? |
20
| A je ti ai qė e bėn tė kėrcejė si njė karkalec? Hingėllima e tij krenare tė kall tmerr. |
21
| Ēukėrmon nė luginė duke u kėnaqur nga forca e tij; sulet nė mes tė kacafytjes me armė. |
22
| Pėrbuz frikėn dhe nuk trembet, as zmbrapset pėrpara shpatės. |
23
| Mbi tė kėrcet kėllėfi i shigjetave, shtiza qė vetėtin dhe ushta. |
24
| Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qėndron nė vend kur bie buria. |
25
| Qė nė dėgjimin e parė tė burisė, ai thotė: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejėn, zėrin kumbues tė kapitenėve dhe britmėn e luftės. |
26
| Mos vallė pėr shkak tė zgjuarsisė sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahėt e tij drejt jugut? |
27
| Éshtė vallė nėn komandėn tėnde qė shqiponja ngrihet lart dhe e bėn folenė e saj nė vende tė larta? |
28
| Banon mbi shkėmbinj dhe qėndron mbi krepa tė rrėpirta. |
29
| Nga lart ajo pėrgjon gjahun dhe sytė e saj vrojtojnė larg. |
30
| Tė vegjlit e saj thithin gjak dhe, ku ka tė vrarė, atje ndodhet ajo". |