Albanian Bible

Fjalėt e urta 3

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 4

1

Dėgjoni, o bij, mėsimet e njė ati dhe tregoni kujdes qė tė mėsoni tė gjykoni,

2

sepse ju jap njė doktrinė tė mirė; mos braktisni ligjin tim.

3

Kur isha ende fėmijė pranė atit tim, njomėzak dhe i dashur nė sytė e nėnes sime,

4

ai mė mėsonte dhe mė thoshte: "Zemra jote tė kujtojė fjalėt e mia; ruaji urdhėrimet e mia dhe do tė jetosh.

5

Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalėt e gojės sime dhe mos u largo prej tyre;

6

mos e braktis diturinė dhe ajo do tė tė mbrojė; duaje, sepse ajo do tė tė ndihmojė.

7

Dituria ėshtė gjėja mė e rėndėsishme; prandaj fito diturinė. Edhe sikur tė humbasėsh ato qė ke, fito diturinė.

8

Pėrlėvdoje dhe ajo do tė tė lartėsojė, ajo do tė tė japė lavdi, po qe se ti e pėrvehtėson.

9

Ajo do tė tė vėrė mbi kokėn tėnde njė stoli prej nuri, do tė tė rrethojė me njė kurorė lavdie".

10

Dėgjo, biri im, pranoji fjalėt e mia dhe vitet e jetės sate do tė shumohen.

11

Tė kam mėsuar nė rrugėn e diturisė, tė kam udhėhequr nėpėr shtigjet e ndershmėrisė.

12

Kur do tė ecėsh, hapat e tua nuk do tė pengohen; kur do tė vraposh, nuk do tė pengohesh.

13

Rroke mirė kėtė mėsim, mos e lėr qė tė shkojė kot; ruaje, sepse ai ėshtė jeta jote.

14

Mos hyr nė shtegun e tė pabesėve dhe mos ec nė rrugėn e njerėzve tė kėqij;

15

evitoje atė, mos kalo nėpėr tė; largoju prej saj dhe shko tutje.

16

Sepse ata nuk mund tė flenė, po tė mos kenė bėrė tė keqen; gjumi i tyre zhduket po tė jetė se nuk kanė rrėzuar dikė;

17

ata hanė bukėn e paudhėsisė dhe pinė verėn e dhunės.

18

Por shtegu i tė drejtėve ėshtė si drita e agimit, qė shkėlqen gjithnjė e mė mirė deri sa tė bėhet ditė e plotė.

19

Rruga e tė pabesėve ėshtė si terri; ata nuk shohin atė qė do t`i rrėzojė.

20

Biri im, trego kujdes pėr fjalėt e mia, dėgjo thėniet e mia;

21

mos u largofshin kurrė nga sytė e tu, ruaji nė qendėr tė zemrės sate;

22

sepse janė jetė pėr ata qė i gjejnė, shėrim pėr tė gjithė trupin e tyre.

23

Ruaje zemrėn tėnde me shumė kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetės.

24

Hiq dorė nga e folura me hile dhe largo prej teje buzėt e ēoroditura.

25

Sytė e tu le tė shohin drejt dhe qepallat e tua tė synojnė drejt para teje.

26

Sheshoje shtegun e kėmbėve tė tua, dhe tė gjitha rrugėt e tua qofshin tė caktuara mirė.

27

Mos u shmang as nė tė djathtė as nė tė majtė; tėrhiqe kėmbėn tėnde nga e keqja.

Fjalėt e urta 5

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: