| Chapter 11 |
1
| Peshorja e pasaktė ėshtė e neveritshme pėr Zotin, por peshimi i saktė i pėlqen. |
2
| Kur vjen kryelartėsia, vjen edhe turpi; por dituria ėshtė me njerėzit e thjeshtė. |
3
| Njerėzit e drejtė udhėhiqen nga ndershmėria, por ligėsia e tė pabesėve do t`i shkatėrrojė kėta. |
4
| Pasuritė nuk sjellin dobi ditėn e zemėrimit, por drejtėsia tė shpėton nga vdekja. |
5
| Drejtėsia e njeriut tė ndershėm i hap rrugėn, por i pabesi bie pėr shkak tė paudhėsisė sė tij. |
6
| Drejtėsia e njerėzve tė drejtė i ēliron kėta, por njerėzit e pabesė do tė kapen nga vetė ligėsia e tyre. |
7
| Kur vdes njė i pabesė, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerėzve tė padrejtė davaritet. |
8
| I drejti ēlirohet nga fatkeqėsia, por i pabesi i zė vendin. |
9
| Me gojėn e tij hipokriti shkatėrron tė afėrmin e tij, por tė drejtėt ēlirohen pėr shkak tė dijes sė tyre. |
10
| Kur tė drejtėt begatohen, qyteti gėzohet; por kur vdesin tė pabesėt, dėgjohen britma gėzimi. |
11
| Nga bekimi i njerėzve tė drejtė qyteti ngrihet, por goja e tė pafeve e ēon nė shkatėrrim. |
12
| Kush e pėrbuz tė afėrmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht. |
13
| Kush shkon rreth e qark duke pėrfolur, nxjerr sekretet, por ai qė ka njė shpirt besnik i fsheh ato. |
14
| Pa njė udhėheqje tė urtė populli bie, por gjen shpėtim nė numrin e madh tė kėshilltarėve. |
15
| Kush bėhet garant pėr njė tė huaj do tė pėsojė dėmet e kėtij veprimi, por ai qė refuzon tė japė dorėn si garant ėshtė i sigurt. |
16
| Gruaja e bukur fiton lavdinė dhe njerėzit e dhunshėm grumbullojnė pasuri. |
17
| Njeriu i mėshirshėm i bėn tė mirė vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij. |
18
| I pabesi realizon njė fitim tė rremė, por ai qė mbjell drejtėsi do tė ketė njė shpėrblim tė sigurt. |
19
| Ashtu si drejtėsia tė ēon nė jetė, kėshtu ai qė shkon pas tė keqes gjen vdekjen. |
20
| Tė ēoroditurit nga zemra janė tė neveritur pėr Zotin, por ata qė janė tė ndershėm nė sjelljen e tyre pėlqehen nga ai. |
21
| Edhe kur i shtrėngon dorėn njė tjetri pėr njė besėlidhje, njeriu i keq nuk do tė mbetet i pandėshkuar, por pasardhėsit e tė drejtėve do tė shpėtojnė. |
22
| Si njė unazė ari nė feēkėn e njė derri, kėshtu ėshtė njė grua e bukur qė nuk ka mend. |
23
| Dėshira e tė drejtėve ėshtė vetėm e mira, por shpresa e tė pabesėve ėshtė zemėrimi. |
24
| Ka nga ata qė shkapėrderdhin bujari dhe bėhen mė tė pasur, dhe ka nga ata qė kursejnė mė tepėr se duhet dhe bėhen gjithnjė e mė tė varfėr. |
25
| Njeriu bujar do tė pasurohet dhe ai qė vadit do tė vaditet gjithashtu. |
26
| Populli mallkon atė qė nuk pranon tė japė grurin, por bekimi bie mbi kokėn e atij qė e shet. |
27
| Kush kėrkon me zell tė mirėn fiton dashamirėsinė, por ai qė kėrkon tė keqen, kjo do t`i bjerė mbi tė. |
28
| Kush ka besim nė pasuritė e tij do tė rrėzohet, por tė drejtėt do tė ēelin si gjethe. |
29
| Ai qė bėn rrėmujė nė shtėpinė e vet do tė trashėgojė erėn, dhe budallai do tė jetė shėrbėtori i atij qė ėshtė i urtė nga zemra. |
30
| Fryti i tė drejtit ėshtė njė dru i jetės, dhe ai qė shtie nė dorė shpirtėrat ėshtė i urtė. |
31
| Ja, i drejti merr shpėrblimin mbi tokė, e aq mė tepėr i pabesi dhe mėkatari! |