Albanian Bible

Jeremia 27

Jeremia

Return to Index

Chapter 28

1

Po atė vit, nė fillim tė mbretėrimit tė Sedekias, mbret i Judės, nė vitin e katėrt, nė muajin e pestė, ndodhi qė Hananiahu, bir i Azurit, profetit, qė ishte nga Gabaoni, mė foli nė shtėpinė e Zotit,

2

"Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Unė thyej zgjedhėn e mbretit tė Babilonisė.

3

Brenda dy vjetėve unė do tė bėj qė tė kthehen nė kėtė vend tė gjitha orenditė e shtėpisė sė Zotit, qė Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, mori nga ky vend dhe i ēoi nė Babiloni.

4

Do tė kthej gjithashtu nė kėtė vend", thotė Zoti, "Jekoniahun, birin e Jehojakimit, mbret i Judės, me gjithė tė internuarit e Judės qė kanė shkuar nė robėri nė Babiloni, sepse do tė thyej zgjedhėn e mbretit tė Babilonisė".

5

Atėherė profeti Jeremia iu pėrgjigj profetit Hananiah nė prani tė priftėrinjve dhe nė prani tė tė gjithė popullit qė gjendej nė shtėpinė e Zotit.

6

Profeti Jeremia tha: "Amen! Kėshtu le tė bėjė Zoti! Zoti realizoftė atė qė ke profetizuar, duke bėrė qė tė kthehen nga Babilonia nė kėtė vend orenditė e shtėpisė sė Zotit dhe tė gjithė ata qė janė ēuar nė robėri!

7

Megjithatė dėgjo tani kėtė fjalė qė do tė tė them para veshėve tė tu dhe para veshėve tė gjithė popullit.

8

Profetėt qė kanė ardhur para meje dhe para teje, qė nga kohėt e lashta kanė profetizuar kundėr shumė vendeve dhe kundėr mbretėrive tė mėdha, luftėn, urinė dhe murtajėn.

9

Profeti qė profetizon paqen, kur fjala e tij do tė realizohet, do tė njihet si njė profet i vėrtetė i dėrguar nga Zoti".

10

Atėherė profeti Hananiah mori zgjedhėn nga qafa e profetit Jeremia dhe e copėtoi.

11

Pastaj Hananiahu foli nė prani tė tė gjithė popullit, duke thėnė: "Kėshtu thotė Zoti: Nė kėtė mėnyrė unė do tė thyej zgjedhėn e Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, brenda dy vjetėve, nga qafa e tė gjitha kombeve. Profeti Jeremia iku nėpėr rrugėn e tij.

12

Mbasi profeti Hananiah theu zgjedhėn nga qafa e profetit Jeremia, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thėnė:

13

"Shko dhe i thuaj Hananiahut: Kėshtu thotė Zoti: Ti ke thyer disa zgjedha prej druri, por nė vendin e tyre ke krijuar zgjedha prej hekuri.

14

Kėshtu nė fakt thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Unė vė njė zgjedhė prej hekuri mbi qafėn e tėrė kėtyre kombeve qė t`i shėrbejnė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, dhe ata do t`i shėrbejnė. Atij i kam dhėnė gjithashtu kafshėt e fushės".

15

Pastaj profeti Jeremia i tha profetit Hananiah: "Dėgjo, Hananiah, Zoti nuk tė ka dėrguar, dhe ti e ke shtyrė kėtė popull t`i besojė gėnjeshtrės.

16

Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do tė tė pėrzė nga faqja e dheut. Sivjet ke pėr tė vdekur, sepse ke folur pėr rebelim kundėr Zotit"".

17

Profeti Hananiah vdiq po atė vit, nė muajin e shtatė.

Jeremia 29

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: