| Chapter 5 |
1
| "Dėgjoni kėtė, o priftėrinj, kushtojini kujdes ju tė shtėpisė sė Izraelit, vini veshin, o shtėpi e mbretit; sepse ky gjykim ėshtė kundėr jush. Nė fakt ju keni qenė njė lak nė Mitspah dhe njė rrjetė e shtrirė mbi Tabor. |
2
| Ata qė devijojnė kanė rėnė thellė nė masakėr, por unė do t`i dėnoj tė gjithė. |
3
| Unė e njoh Efraimin, dhe pėr mua Izraeli nuk ėshtė aspak i panjohur; tani, o Efraim, ti je kurvėruar; Izraeli ėshtė ndotur. |
4
| Veprimet e tyre nuk u lejojnė atyre tė kthehen te Perėndia i tyre, sepse fryma e kurvėrimit ėshtė nė mes tė tyre dhe nuk njohin Zotin. |
5
| Por kryelartėsia e Izraelit dėshmon kundėr tij; prandaj Izraeli dhe Efraimi do tė bien pėr shkak tė paudhėsisė sė tyre, dhe bashkė me ta do tė bjerė edhe Juda. |
6
| Me kopetė e tyre dhe me tufat e tyre do tė shkojnė nė kėrkim tė Zotit, por nuk do ta gjejnė; ai ėshtė tėrhequr prej tyre. |
7
| Kanė vepruar me mashtrim kundėr Zotit, sepse kanė bėrė fėmijė me shkelje tė kurorės; tani njė muaj i vetėm do t`i hajė ata dhe vendin e tyre. |
8
| I bini bririt nė Gibeah, i bini borisė nė Ramah, jepni alarmin nė Beth-aven; armikun e ke prapa krahėve tė tua, o Beniamin. |
9
| Efraimi do tė shkretohet ditėn e ndėshkimit; midis fiseve tė Izraelit unė tė bėj tė ditur njė gjė tė sigurt. |
10
| Krerėt e Judės janė si ata qė zhvendosin kufijtė; unė do ta derdh zemėrimin tim mbi ta si uji. |
11
| Efraimi ėshtė njė shtypės dhe njė shkelės i drejtėsisė, sepse ka ndjekur me vendosmėri urdhrat njerėzore. |
12
| Prandaj unė do tė jem pėr Efraimin si njė tenjė dhe pėr shtėpinė e Judės si njė karies. |
13
| Kur Efraimi pa sėmundjen e tij dhe Juda plagėn e tij, Efraimi shkoi nė Asiri dhe i dėrgoi lajmėtarė mbretit Jareb; megjithatė ai nuk mund t`ju shėrojė as t`ju mjekojė plagėn. |
14
| Sepse unė do tė jem pėr Efraimin si njė luan dhe pėr shtėpinė e Judės si njė luan i vogėl; unė, unė vetė do ta shqyej dhe do tė largohem; do tė marr me vete prenė dhe askush nuk do tė ma heqė. |
15
| Do tė kthehem nė vendin tim deri sa tė njohin qė janė fajtorė dhe do tė kėrkojnė me siguri fytyrėn time; nė mjerimin e tyre do tė mė kėrkojnė me zell". |