| Chapter 11 |
1
| "Kur Izraeli ishte fėmijė, unė e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim. |
2
| Sa mė shumė i thėrrisnin profetėt, aq mė tepėr janė larguar prej tyre, u kanė bėrė flijime Baalėve dhe u kanė djegur temjan figurave tė gdhendura. |
3
| Unė vetė i mėsova Efraimit tė ecė, duke e mbajtur nga krahėt; por ata nuk e kuptuan qė unė po i shėroja. |
4
| Unė i tėrhiqja me litarė tė dashamirėsisė njerėzore, me lidhje dashurie; isha pėr ta si ai qė e ngre zgjedhėn nga qafa e tyre, dhe pėrulesha pėr t`u dhėnė tė hanė. |
5
| Izraeli nuk do tė kthehet nė vendin e Egjipti; por Asiri do tė jetė mbreti i tij, sepse nuk kanė pranuar tė konvertohen. |
6
| Shpata do tė bjerė mbi qytetet e tij, do tė shkatėrrojė shufrat e tyre dhe do t`i hajė pėr shkak tė planeve tė tyre tė kėqija. |
7
| Populli im synon tė largohet nga unė; megjithatė e thėrresin Shumė tė Lartin, asnjė prej tyre nuk e pėrlėvdon. |
8
| Si mund tė tė braktis, o Efraim, ose tė tė lė nė dorė tė tė tjerėve, o Izrael? Si mund tė tė bėj si Admahu, ose tė tė katandis si Tseboimi? Zemra ime ngashėrohet brenda meje, dhemshuria ime ndizet e tėra. |
9
| Nuk do ta shfryj zemėrimin tim tė zjarrtė, nuk do tė shkatėrroj pėrsėri Efraimin, sepse jam njė Perėndi dhe jo njė njeri, i Shenjti midis teje dhe nuk do tė vij me zemėrim. |
10
| Ata do tė ndjekin Zotin, qė do tė vrumbullojė si njė luan; kur do tė vrumbullojė, bijtė e tij do tė rendin drejt tij nga perėndimi duke u dridhur. |
11
| Do tė rendin duke u dridhur si zogjtė nga Egjipti dhe si pėllumbesha nga vendi i Asirisė; unė do t`i bėj tė banojnė nė shtėpitė e tyre", thotė Zoti. |
12
| Efraimi mė qarkon me gėnjeshtra dhe shtėpia e Izraelit me mashtrin. Edhe Juda ėshtė akoma i pabindur ndaj Perėndisė dhe tė Shenjtit qė ėshtė besnik. |