| Chapter 24 |
1
| Tani ditėn e parė tė javės, shumė herėt nė mėngjes, ato me gra tė tjera shkuan te varri, duke sjellė erėrat e mira qė kishin pėrgatitur. |
2
| Dhe gjetėn qė guri ishte rrokullisur nga varri. |
3
| Por, kur hynė, nuk e gjetėn trupin e Zotit Jezus. |
4
| Dhe, ndėrsa ishin shumė tė hutuara nga kjo, ja, iu paraqitėn atyre dy burra tė veshur me rroba tė ndritshme. |
5
| Dhe, mbasi ato, tė tmerruara, e mbanin fytyrėn tė pėrkulur pėr dhe, ata u thanė: ``Pse e kėrkoni tė gjallin midis tė vdekurve? |
6
| Ai nuk ėshte kėtu, por ėshtė ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende nė Galile, |
7
| duke thėnė se Biri i njeriut duhej tė dorėzohej nė duar tė njerėzve mėkatarė, duhej kryqėzuar dhe do tė ringjallej ditėn e tretė``. |
8
| Dhe ato kujtonin fjalėt e tij. |
9
| kur u kthyen nga varri, ato ua treguan tė gjitha kėto gjėra tė njėmbėdhjetėve dhe gjithė tė tjerėve. |
10
| Ato qė u treguan apostujve kėto gjėra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nėna e Jakobit dhe gratė e tjera qė ishin me to. |
11
| Por kėto fjalė atyrė iu dukėn si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre. |
12
| Megjithatė Pjetri u ēua, vrapoi te varri, u pėrkul dhe nuk pa tjetėr pėrveē ēarēafėve qė dergjeshin vetėm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij pėr sa kishte ndodhur. |
13
| Po ate ditė, dy nga ata po shkonin drejt njė fshati, me emėr Emaus, gjashtėdhjetė stade larg Jeruzalemit. |
14
| Dhe ata po bisedonin midis tyre pėr tė gjitha ato qė kishin ndodhur. |
15
| Dhe ndodhi qė, ndėrsa po flisnin dhe bisedonin bashkė, vetė Jezusi u afrua dhe nisi tė ecė me ta. |
16
| Por sytė e tyre ishin tė penguar kėshtu qė tė mos e njihnin. |
17
| Dhe ai u tha atyre: ``Ē`janė kėto biseda qė bėni me njėri-tjetrin udhės? Dhe pse jeni tė trishtuar?``. |
18
| Dhe njė nga ata, i me emėr Kleopa, duke u pėrgjigjur tha: ``Je ti i vetmi i huaj nė Jeruzalem, qė nuk i di gjėrat qė kanė ndodhur kėtu nė kėto ditė?``. |
19
| Dhe ai u tha atyre: ``Cilat?``. Ata i thanė: ``Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit. |
20
| Dhe se si krerėt e priftėrinjve dhe kryetarėt tanė e kanė dorėzuar pėr ta dėnuar me vdekje dhe e kanė kryqėzuar. |
21
| Por ne kishim shpresė se ai do tė ishte ky qė do ta ēlironte Izraelin; por, megjithkėtė, sot ėshtė e treta ditė qė kur ndodhėn kėto gjėra. |
22
| Por edhe disa gra nė mes nesh na kanė ēuditur, sepse, kur shkuan herėt nė mėngjes te varri, |
23
| dhe nuk e gjetėn trupin e tij, u kthyen duke thėnė se kishin parė niė vegim engjėjsh, tė cilėt thonė se ai jeton. |
24
| Dhe disa nga tanėt shkuan te varri dhe e gjetėn ashtu si kishin treguar gratė, por atė nuk e panė``. |
25
| Atėherė ai u tha atyre: ``O budallenj dhe zemėrngathėt pėr tė besuar gjithēka qė kanė thėnė profetėt! |
26
| Por a nuk duhej qė Krishti tė vuajė gjėra tė tilla qė tė hyjė kėshtu nė lavdinė e tij?``. |
27
| Dhe, duke zėnė fill nga Moisiu dhe nga gjithė profetėt, ai u shpjegoi atyre nė tė gjitha Shkrimet gjėrat qė i takonin atij. |
28
| Kur iu afruan fshatit pėr ku ishin drejtuar, ai bėri sikur do tė vazhdonte mė tutje. |
29
| Por ata e detyruan duke thėnė: ``Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron``. Edhe ai hyri qė tė rrijė me ta. |
30
| Dhe, siē ishte nė tryezė me ta, mori bukėn, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre. |
31
| Atėherė atyre iu ēelėn sytė dhe e njohėn, por ai u zhduk prej syve tė tyre. |
32
| Dhe ata i thanė njeri tjetrit: ``Po a nuk na digjej zemra pėrbrenda, kur ai na fliste udhės dhe na hapte Shkrimet?``. |
33
| Nė po atė ēast u ngritėn dhe u kthyen nė Jeruzalem, ku e gjetėn tė njėmbėdhjetėt dhe ata qė ishin mbledhur bashkė me ta. |
34
| Ata thoshnin: ``Zoti u ringjall me tė vėrtetė dhe iu shfaq Simonit``. |
35
| Ata atėherė treguan ē`u kishte ndodhur rrugės dhe si e kishin njohur nė ndarjen e bukės. |
36
| Dhe, ndėrsa ata po bisedonin pėr kėto gjėra, vetė Jezusi u shfaq nė mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!``. |
37
| Por ata, tė tmerruar dhe gjithė frikė, mendonin se po shihnin njė frymė. |
38
| Atėherė ai u tha atyre: ``Pse jeni shqetėsuar Dhe pse nė zemrat tuaja po lindin dyshime? |
39
| Shikoni duart e mia dhe kėmbėt e mia, sepse unė jam. Mė prekni dhe shikoni, sepse njė frymė nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unė kam!``. |
40
| Dhe, si i tha kėtė, u tregoj atyre duart dhe kėmbėt. |
41
| Por, duke qenė se ende nuk besonin prej gėzimit dhe ishin tė ēuditur, ai u tha atyre: ``A keni kėtu diēka pėr tė ngrėnė?``. |
42
| Dhe ata i dhanė njė pjesė peshku tė pjekur dhe njė huall mjalti. |
43
| Dhe ai i mori dhe hėngri para tyre. |
44
| Pastaj u tha atyre: ``Kėto janė fjalėt qė unė ju thoja kur isha ende me ju: se duhet tė pėrmbushen tė gjitha gjėrat qė janė shkruar lidhur me mua nė ligjin e Moisiut, nė profetėt dhe nė psalmet``. |
45
| Atėherė ua hapi mendjen, qė tė kuptonin Shkrimet, |
46
| dhe u tha atyre: ``Kėshtu ėshtė shkruar dhe kėshtu ishte e nevojshme qė Krishti tė vuante dhe tė ngjallej sė vdekuri ditėn e tretė, |
47
| dhe qė nė emėr tė tij tė predikohet pendimi dhe falja e mėkateve ndėr tė gjithė popujt, duke filluar nga Jeruzalemi. |
48
| Dhe ju jeni dėshmitarėt e kėtyre gjėrave. |
49
| Dhe ja, unė po dėrgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qėndroni nė qytetin e Jeruzalemit deri sa tė visheni me pushtet nga lart``. |
50
| Pastaj iu priu jashtė deri nė Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi. |
51
| Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morėn lart nė qiell. |
52
| Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen nė Jeruzalem me gėzim tė madh. |
53
| Dhe rrinin vazhdimisht nė tempull duke lavdėruar dhe bekuar Perėndinė. Amen! |