Albanian Bible

2 e Korintasve 7

2 e Korintasve

Return to Index

Chapter 8

1

Tani, o vėllezėr, ju bėjmė tė ditur hirin e Perėndisė, qė u ėshtė dhėnė kishave tė Maqedonisė,

2

se, nė mes tė shumė sprovave pikėllimi, mbushullia e gėzimit tė tyre dhe varfėria e tyre e thellė e treguan nė pasuritė e dorėgjėrėsinė e tyre.

3

Sepse unė dėshmoj se ata kanė dhėnė me dėshirė dhe sipas mundėsisė sė tyre, madje edhe pėrtej mundėsisė sė tyre,

4

dhe na u lutėn, pa na u ndarė, ta pranojmė dhuratėn dhe pjesėmarrjen nė ofertėn pėr shenjtorėt.

5

Dhe jo vetėm vepruan ashtu si shpresonim, po dhanė veten mė pėrpara te Perėndia dhe pastaj te ne sipas vullnetit tė Perėndisė.

6

Kėshtu ne e kėshilluam Titin qė, ashtu si e nisi kėtė vepėr tė hirit midis jush, ashtu ta pėrfundojė.

7

Por sikurse ju jeni tė pasur nė ēdo gjė, nė besim, nė fjalė e nė dituri, nė ēdo kujdes dhe nė dashurinė tuaj ndaj nesh, pėrpiquni tė pasuroni edhe nė kėtė vepėr tė hirit.

8

Kėtė nuk e them si urdhėr, por qė me anė tė kujdesit tė tė tjerėve tė vė nė sprovė sinqeritetin e dashurisė suaj.

9

Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonė Jezu Krisht, i cili, duke qenė i pasur, u bė i varfėr pėr ju, qė ju tė bėheni tė pasur me anė tė varfėrisė sė tij.

10

Lidhur me kėtė po ju jap njė kėshillė, sepse kjo ėshtė e dobishme pėr ju, qė vjet filluat jo vetėm ta bėni, por edhe ta dėshironi.

11

Tani pėrfundojeni edhe bėrjen qė, ashtu si qe dėshira pėr tė dėshiruar, kėshtu tė jetė edhe pėr ta pėrfunduar sipas mundėsive qė keni.

12

Sepse, nė qoftė se ekziston gatishmėria pėr tė dhėnė, ai ėshtė i mirėpritur sipas asaj qė ka dhe jo sipas asaj qė nuk ka.

13

Por jo qė ju tė shtrėngoheni qė tė lehtėsohen tė tjerėt,

14

por tė ndiqet vetėm njė kriter barazimi; qė tani mbushullia juaj tė plotėsojė nevojat e tyre, kėshtu qė edhe mbushullia e tyre tė plotėsojė nevojat tuaja, qė tė ketė barazi,

15

sikurse ėshtė shkruar: ``Ai qė mblodhi shumė, nuk mori mė shumė dhe ai qė mblodhi pak, nuk mori mė pak``.

16

Le ta falėnderojmė Perėndinė, qė i shtiu nė zemėr Titit po atė kujdes pėr ju,

17

sepse ai jo vetėm qė e pranoi kėshillėn tonė, por u nis pėr tė ardhur te ju, me dėshirėn e tij dhe me shumė zell.

18

Edhe bashkė me tė dėrguam edhe vė-llanė, lėvdimi i tė cilit pėr predikimin e ungjillit u pėrhap nė tė gjitha kishat,

19

dhe jo vetėm kaq, por ai u zgjodh nga kishat qė tė jetė shoku ynė nė udhėtim me kėtė dhuratė qė ne administrojmė pėr lavdinė e Zotit vetė, pėr tė treguar gatishmėrinė e zemrės suaj,

20

duke shmangur qortimin e ndonjėrit nė kėtė dhuratė bujare qė administrohet prej nesh,

21

sepse kujdesemi tė veprojmė mirė jo vetėm pėrpara Zotit, por edhe pėrpara njerėzve.

22

Edhe ne dėrguam bashkė me ta vėllanė tonė, tė cilin e kemi vėnė nė sprovė shumė herė nė shumė gjėra dhe doli i zellshėm, por tani ėshtė edhe mė i zellshėm pėr shkak tė besimit tė madh qė ka ndaj jush.

23

Sa pėr Titin, ai ėshtė bashkėpunėtori im dhe shok i veprės midis jush; sa pėr vėllezėrit, ata janė apostuj tė kishave, lavdi e Krishtit.

24

U tregoni atyre provėn e dashurisė suaj dhe pse mburremi me ju edhe pėrpara kishave.

2 e Korintasve 9

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: