| Chapter 40 |
1
| Zoti vazhdoi t`i pėrgjigjet Jobit dhe tha: |
2
| "Ai qė kundėrshton tė Plotfuqishmin, a dėshiron vallė ta korrigjojė? Ai qė qorton Perėndinė, t`i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje". |
3
| Atėherė Jobi iu pėrgjigj Zotit dhe i tha: |
4
| "Ja, jam shpirtvogėl, ēfarė mund tė tė pėrgjigjem? E vė dorėn mbi gojėn time. |
5
| Kam folur njė herė, por nuk do tė flas mė; po, dy herė, por nuk do tė shtoj asgjė". |
6
| Atėherė Zoti iu pėrgjigj Jobit nė mes tė furtunės dhe i tha: |
7
| "Ēohu, ngjishe brezin si njė trim; unė do tė tė pyes dhe ti do tė mė pėrgjigjesh. |
8
| A dėshiron pikėrisht tė anulosh gjykimin tim, tė mė dėnosh mua pėr tė justifikuar vetveten? |
9
| A ke ti njė krah si ai i Perėndisė dhe a mund tė tė gjėmojė zėri sa zėri i tij? |
10
| Stolisu, pra, me madhėshti dhe madhėri, vishu me lavdi dhe me shkėlqim. |
11
| Jepu rrugė tėrbimeve tė zemėrimit tėnd; shiko tėrė mendjemėdhenjtė dhe uli, |
12
| shiko tėrė kryelartėt dhe poshtėroji, dhe shtypi njerėzit e kėqij kudo qė tė ndodhen. |
13
| Varrosi tė tėrė nė pluhur, mbylli nė vende tė fshehta. |
14
| Atėherė edhe unė do tė lėvdoj, sepse dora jote e djathtė tė ka siguruar fitore. |
15
| Shiko behemothin qė e kam bėrė njėlloj si ti; ai ha barin si kau. |
16
| Ja, forca e tij qėndron nė ijet dhe fuqia e tij nė muskujt e barkut tė tij. |
17
| E lėkund bishtin e tij si njė kedėr; nervat e kofshėve tė tij janė tė thurura mirė. |
18
| Kockat e tij janė si tuba prej bronzi; kockat e tij janė si shufra hekuri. |
19
| Ai ėshtė e para nga veprat e Perėndisė; vetėm ai qė e bėri mund t`i afrohet atij me shpatėn e tij. |
20
| Ndonėse malet prodhojnė ushqim pėr tė, dhe aty tėrė kafshėt e fushave dėfrehen, |
21
| ai shtrihet nėn bimėt e lotusit, nė vende tė fshehura nė kallamishte dhe nė moēale. |
22
| Bimėt e lotusit e mbulojnė me hijen e tyre, shelgjet e pėrroit e rrethojnė. |
23
| Lumi mund tė dalė nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikė; ėshtė i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani tė sulej kundėr gojės sė tij. |
24
| Kush, pra, mund ta zėrė nga sytė apo t`i shpojė flegrat e hundės me gremēa? |